Çështja Çame këtë periudhë ka qenë në fokusin e mediave në Shqipëri, Europë dhe Greqi. CNN grek i ka kushtuar shumë hapësirë ngjarjeve të ditëve të fundit rreth vizitës të ministrit grek Nikos Kotzias në Tiranë si dhe në përgjithësi ngjarjeve pas kësaj vizite për çështjen çame. Ky televizion më 12 qershor i mori një deklaratë Konstandinos Tsitselikis, profesorit i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.

1

Ndër të tjera profesori Konstandinos Tsitselikis tha:

Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizellos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompesuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve dhe çamëve.

Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.

2

Kjo është padyshim gjendja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte. Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë për ta mbyllur më tej. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën, padyshim, por që atëherë kanë kaluar tre breza.”

Link-u i intervistës:

http://www.cnn.gr/news/ellada/story/35489/o-k-tsitselikis-sto-cnn-greece-gia-to-tsamiko-kai-tis-kiniseis-athinas-kai-tiranon