Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me propozim të Ambasadës italiane në Tiranë, është nominuar me titullin “Kavalier i Urdhrit të Yllit të Italisë” për regjisorin shqiptar Roland Sejko.

Presidenti e nderoi me këtë titull për kontributin e tij kulturor në fushën e kinemasë për të dyja vendet fqinje.

“Titulli i dokumentarit tim të parë ‘Shqipëria, vendi përballë’ ilustron marrëdhëniet mes dy vendeve,” shpjegon Sejko, “që kanë qenë tema kryesore për të gjithë punën time. Shqipëria është vendi që italianët e shohin ‘nga ballkoni’. Raporte të forta që nga viti 1945, para se të arrinte komunizmi dhe të zbarkonin shqiptarët me anije, që e tregoj në filmin tim “Anija”. Në punimet e mia të fundit kam dhe ‘Arkitektura Italiane në Shqipëri’, e paraqitur gjatë javë së kulturës italiane,” tha Sejko.

Nderimi me titull e organizuar nga Ambasadori i Ri Alberto Cutillo  do të bëhet të premten në rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.