Albspirit

Media/News/Publishing

Shkrihen akujt mes PS-së dhe Arben Malajt, propozohet për një detyrë të rëndësishme

Shkrihen akujt mes PS-së dhe Arben Malajt, propozohet për një detyrë të rëndësishme

Ish-deputeti socialist Arben Malaj, pritet të jetë anëtari i ri i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas dorëheqjes së Ermelinda Meksit.

Ish-socialistja dha dorëheqjen në shkurt të këtij viti pasi mori detyrën si drejtuese e aktivitetit ekonomik në Sekretariatin e OSBE në Viene, Austri. Këtë të mërkurë, grupi parlamentar socialist mblodhi firmat e disa deputetëve për të propozuar emrin e Arben Malajt për anëtar të Këshillit të BSH-së. Gjatë mbrëmjes së të martës, Malaj u shfaq pranë scialistëve në ceremoninë e 25-vjetorit të themelimit të partisë që u mbajt në selinë rozë, çf=ka foli qartë për shkrirje të akujeve mes Malajt dhe Ramës që pas largimit të tij nga partia në vitin 2013. Profesor Arben Malaj ka pasur detyrën e ministrit të Financave, ndërsa aktualisht është koordinator i Këshillit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës.

Please follow and like us: