Albspirit

Media/News/Publishing

Vlahutin takon vetëm Ramën, shmang vizitat në selinë e PD

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin zhvilloi sot pasdite një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim vjen pas propozimit të ndërkombëtarëve, SHBA-BE, për reformën në drejtësi, i cili u shoqërua më një amendim nga ana e PD në pikën që lidhet me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut.

Ndërkohë që Vlahutin është takuar me qeverinë, ambasadori Lu është takuar me opozitën. Është interesant fakti se Vlahutin nuk zhvillon takime e vetme me përfaqësues të opozitës. Ambasadorja e BE është akuzuar nga eksponentë të opozitës për njëanshmëri politike dhe përkrahje të axhendës së Ramës edhe në rastet flagrante.

Please follow and like us: