Albspirit

Media/News/Publishing

Hapi i fundit i Maturës, si bëhet regjistrimi për në universitete

Portali i Maturës Shtetërore 2016 hapet sërish për aplikimet me formularët A1 dhe A1Z, pas mbylljes së provimeve dhe daljes së rezultateve. Këtë vit, përpos faktit që një pjesë e të rinjve e kanë humbur të drejtën për universitet (për shkak të notës mesatare nën 6.0), aplikimi për përzgjedhjen e degëve bëhet në formë elektronike në portalin qeveritar e-albania, i cili aktivizohet vetëm në orarin 08:00 deri në 16:00.

Për maturantët qw kanw mbaruar përpara vitit akademik 2014-2015, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka njoftuar se aplikimet do të bëhen gjatë 3 ditëve deri në datën 15 korrik, ndërsa me mbylljen e procesit për këtë grupim, do të hapet sistemi pas datës 16 korrik edhe për maturantët e këtij viti.

Ndërkohë, pas përgjigjeve të provimeve me zgjedhjeve, të gjithë nxënësve u jepet e drejta për të kërkuar fotokopjen e testit, përmes një kërkesë, drejtuar Komisionit Shtetëror të Maturës,e cila do të kthejë përgjigjen, por pa bërë një rivlerësim të testit, edhe nëse do të këtë ankesa. Data 16 korrik është caktuar si dita e fundit për dërgimin e kërkesave.

Aplikimi
Teksa do të realizohet hedhja në sistem e mesatareve të të gjithë maturantëve që do të garojnë për të fituar një të drejtë studimi, sistemi online do të hapet sipas një plani kalendar të publikuar më parë për të gjitha Drejtoritë Arsimore të vendit. Të gjithë kandidatët që e kanë realizuar hapin e parë të kësaj procedure mund të aksesohen në sistem me të dhënat e tyre; emri, atësia, mbiemri, karta e identitetit dhe e-maili i maturantit në portalin e posaçëm të Maturës Shtetërore 2016.

Pas identifikimit që bëhet në kompjuter edhe përmes kontrollit të një mbikëqyrësi, maturantit i jepet mundësia që të zgjedhë jo më shumë se 10 programe studimi nga lista e këtyre programeve që ofrohen nga IAL-të shtetërore dhe private për vitin akademik 2016-2017. Nëse maturanti aplikues e ka mesataren e futur në sistem nga sekretaritë mësimore të shkollave të mesme më të vogël se 6.0, atij i digjet mundësia për universitet, por i jepet një mundësi e dytë për program studimi dy-vjeçar ( programe për shkolla profesionale).

Dy formularët

Duke i ndarë në dy grupime, në maturantë dhe paramaturantë, edhe formularët e aplikimit janë kanë kode që dallojnë nga njëri-tjetri. Plotësimi i formularit A1Z hapet vetëm për ata kandidatë që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL publike apo private. “Qëllimi i këtij formulari është plotësimi i databazës së të dhënave të kandidatëve, që më pas do të aplikojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2016-2017”, sqaron  Ministria e Arsimit.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në DAR/ZA, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët duhet të jenë të pajisur me dokumentet e mëposhtme: kartë identiteti, ose pasaportë biometrike; diplomë e Maturës Shtetërore dhe fotokopje e noterizuar e saj; certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të pa noterizuar; vërtetim i notave të Maturës Shtetërore të marra në drejtorinë arsimore përkatëse.

Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqen nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që duhet “mbikëqyrësi”. “Përfaqësuesit e shkollës marrin kontaktet e kandidatit, për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për futjen e të dhënave shkollore, të të gjitha viteve të arsimit të mesëm. Sipas rregullores së Maturës, por edhe ligjit të ri të Arsimit të Lartë, kandidatët që aplikojnë për në universitet gjatë këtij viti akademik, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në ndonjë program studimi në asnjë Institucion të Arsimit të Lartë gjatë periudhës së aplikimit. Pra, nëse një kandidat ndjek studimet në një program që nuk i pëlqen, dhe dëshiron të hyjë sërish në garë këtë vit për një tjetër program studimi, duhet të bëjë çregjistrimin në degën ku vijon studimet, para se të bëjë plotësimin e formularit A1Z.

Kriteret

Nëse mesatarja e aplikuesit është më e madhe se 6.0, ai mund të përzgjedhë të gjitha programet e studimit të ofruar përveç atyre rasteve kur IAL-ja ka përcaktuar mesatare më të lartë pranimi si kriter hyrës për atë program studimi. Megjithatë vetë sistemi informatik jep mesazhe informuese në lidhje me mesataren e kërkuar kur aplikuesi përzgjedh.

Dokumentet

Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në dretoritë Arsimore. Ata duhet të jenë të pajisur me dokumentet e mëposhtme:

    1. a) Kartë identiteti ose pasaportë biometrike.
    1. b) Diplomë të Maturës Shtetërore dhe një fotokopje të pa noterizuar të saj.
    1. c) Certifikatë të notave të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të pa noterizuar të saj.
  1. d) Vërtetim të notave të Maturës shtetërore të marra në Drejtorinë ose Zyrën Arsimore përkatëse.
Please follow and like us: