Albspirit

Media/News/Publishing

Madonna, mesazh për sulmin tragjik në Nicë

Kanë qenë të shumtë yjet e skenës të cilët kanë shprehur trishtimin e tyre lidhur me viktimat dhe të plagosurit në Nicë të Francës. Mes tyre dhimbjen e saj për ngjarjen e tmerrshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Nicë të Francës ku humbën jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur e ka shprehur edhe ylli i muzikës botërore Madonna. “Të lutemi për paqen në Afrikë dhe Francë dhe në të gjithë botën”, ka shkruar këngëtarja 57 vjeçare në postimin e saj në instagram. Mbi 80 persona humbën jetën në qytetin e Nicës në Francë ku po festohej dita e Bastijes, ndërsa një kamion hyri në mes të turmës. Mes viktima ka edhe fëmijë.

 

Please follow and like us: