Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive/Gjyqtarja Majlinda Andrea përdorte xhaxhain e saj si sekser për korrupsion – gjurma që duhet të hetojë Prokuroria

Aq e guximshme ishte bërë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, në korrupsionin e saj sa përdorte haptas xhaxhain e saj, të quajtur Petraq Dashi, si sekser në korrupsion, madje me dokumente noteriale. Në kohën që shqyrtohej çështja gjyqësore për pretendimin e një familjeje për 40 ha tokë në Butrint, Petraq Dashi, xhaxhai i gjyqtares, ka bërë një kontratë huaje me të cilën ka huazuar 50 mijë euro nga shtetasi Ilia Çabiri përfaqësuesi i familjes që pretendonte këtë sipërfaqe toke.

Kuptohet se kjo ishte një kontratë e rreme dhe qëllimi ishte që të dy palët të kishin garanci, edhe ai që jepte rryshfetin edhe ai që e merrte. Gjyqtarja të ishte e sigurt se e kishte në dorë shumën e kërkuar si rryshfet që para se të jepte vendimin. Por edhe pala që jepte rryshfetin të ishte e sigurt se do t’ i merrte paratë mbrapsht nëse nuk merrte vendimin e dëshiruar gjyqësor. Sepse, sipas kontratës së huasë, Petraqi ishte i detyruar t’ i kthente Ilias 50 mijë eurot.

Kur pala dhënëse e rryshfetit të merrte vendimin gjyqësor të dëshiruar, Ilia dhe Petraqi do të shkonin te noteri dhe do të bënin një deklaratë noteriale ku do të thuhej se Petraqi ia kishte kthyer Ilias paratë. Dhe kështu të dy palët do të ishin në rregull. Majlinda Andrea nuk ishte ajo që e shpiku këtë skemë të marrjes së rryshfetit. Ajo e mësoi atë nga kolegët. Prandaj, pas këtij rasti, Prokuroria duhet të hetojë për kontrata të ngjashme huaje që kanë bërë njerëz të afërm të gjyqtarëve dhe si koincidojnë këto me gjyqe të caktuara, dhe mënyrën sesi janë dhënë vendimet. Se kështu do të zbulohet një skemë e madhe e korrupsionit gjyqësor./citynews

Please follow and like us: