Albspirit

Media/News/Publishing

Teatri tragjik i presidentit Erdogan

Haki Bunjaku

Nga këndvështrimi im,nuk kemi të bëjmë me Puç ushtarak në Turqi, por me një lojë politike të rrezikshme të presidentit turk, Erdogan. Kur dihet se oficerët turq kanë përvojë në puçe ushtarake dhe po te ishte i organizuar puçi njëmend nga ushtria, për Erdoganin nuk do të gjindej birë mini. Erdogani bëri një akrrobacion politik me përmasa tragjike;me aq shumë të plagosur, të vrarë e të burgosur, vetëm e vetëm për të treguar epërsinë e forces së pushtetit,mbi të cilin luan cic-mic Erdogani. Or ti turku Erdogan, nëse je besimtar, ky akt tragjik i yti është i papranueshëm. Në ngjarjet e tilla që kanë ndodhur, fare pak dihet për dështimin e puçeve ushtarake. Ne ushtri ka komandë ekzekutive që përcillet nga i madhi e deri te më i vogli dhe këtu ka vetëm subordinim dhe nuk guxon të pyetet:-pse e tek. Duke u bazuar në forcën dhe në diciplinën ushtarake,gjithënjë po më forcohet bindja se nuk kemi të bëjmë me puç ushtarak,por me lojë të rrezikshme politike. Pasi të normalizohet gjendja dhe të nxirret bilanci negativ, me humbje të mëdha në njerëz e në mjete, besoj që z.President do të luhatet edhe karrika e jote. Kështu bënin edhe agjentët sekrete të Thaçit, i shtinin dy-tre njerëz në uniforma të shtijnë pushkë përpjet në mes të rrugës a në katund, ndërsa të tjerët shpërndanin afishe se UÇK-ja e muer krejt. Po këtu vetëm njësia e krimeve vriste shqiptarë, me urdhër të Thaçit e të dajës. Dëshiroj që sa më parë të zbardhet kjo ngjarje-tragjike njerëzore dhe mos të përsëritën lojëra politike të tilla. Njeriu nuk është shegje me shti pipa dhe me bi prapë.Potenciali njeri duhet të çmohet dhe të ruhet mbi të gjitha. Ata të sakatuar e të vrarë janë turq,por parase të jenë turq,janë njerëz;prandaj më dhimben. Prandaj edhe në emër të tyre protestoj z.President. Mbretëroftë paqja sa më parë dhe me sa më pak viktima!

Please follow and like us: