Albspirit

Media/News/Publishing

Ahmetaj kundër propozimit të Metës për qeveri teknike

Vetëm një ditë pas propozimit të kreut të LSI, Ilit Metës për qeveri teknike dhe pak kohë pas reagimit të kreut të PD­-së, Basha që u shpreh në mbështetje të Metës për një qeveri teknike që do cojë në zgjedhje të lira e të ndershme, vjen edhe një qëndrim nga radhët PS-së. Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e sheh të nevojshme krijimin e qeverisë teknike, duke dalë kështu kundër deklaratës së fortë që kreu i LSI-së Ilir Meta bëri gjatë ditës së djeshme. I pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e Metës për qeveri teknike ekspertësh dhe mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme pas reformës në drejtësi, Ahmetaj tha se “qeveria po vazhdon punën e saj dhe e qeveria e ekspertëve nuk është zgjidhja e duhur”. “Qeveria teknike nuk është e nevojshme për ekonominë shqiptare. Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses”, u shpreh ai.

Please follow and like us: