Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetari i përgjigjet Malltezit/Sorosi është edhe tek PD

“Soros proteston për raportin Soros? “Donator” apo “Konsulent” të këtillë nuk kishim parë gjë akoma. Këta që përbetohen për “shoqëri të hapur” dhe pavarësi të gjyqësorit nuk u ndien fare kur një batakci me pushtet organizoi demonstratë para gjykatës dhe as kur një tjetër batakci me pushtet kërcënoi gjyqtarë dhe prokurorë bashkë pse guxuan të pezullojnë drejtorin e policisë dhe të trafiqeve te kanabisit. Soros? – jo faleminderit e kam lënë”. Është ky komenti në faqen Jamarbër Malltezit, dhëndërrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me një protestë të organizuar para Kryesisë së Kuvendit për miratimin e reformës zgjedhore. Por në një koment, gazetari Elvi Fundo, përmend se Sorosi ndodhet edhe në PD dhe kjo parti duhet të tregohet e vërtetë, jo gënjeshtare. “Po Grida nuk është SOROS, po Salinaji nuk është SOROS, po Kadilli nuk është Soros, po Luli vetë nuk është SOROS. Doktori se priti kurrë në Seli. Mungonjnë vetëm Sorosianët e PD miku im”, shkruan gazetari Fundo në një koment në lidhje me statusin në Facebook të Malltezit.

debati

Please follow and like us: