Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata i sekuestron 2 mln euro shtetasit anglez

 

Gjykata e Tiranës i sekuestroi 2 mln euro të një shtetasi anglez, me dyshimin e “pastrimit të parave”. Me kërkesë të prokurores Ida Ahmetlli, gjykata ka pranuar bllokimin e llogarive bankare të shtetasit Cenneth Gold I datëlindjes 2 maj 1958.

Në vendimin e sekuestrimit të 2 mln eurove, thuhet se shtetasi anglez rezulton I dënuar nga autoritet e vendit të tij kohë më parë për akuzën e “mashtrimit” dhe “pastrimt të parave”. Për shkak të kaluarës së tij kriminale dhe transaksioneve të dyshimta, të shumës prej 2 mln euro, drejtoria e parandalimit të pastrimit të parave në policinë e shtetit, ka referuar materialin hetimor në prokurori.

Ku nga verifikimet e kryera dyshohet se shtetasi Cenneth Gold ka sjell në Shqipëri 2 mln euro nga llogari bankare të vendeve të njohura si offshore, vetëm me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.
Në vendim, thuhet se shtetasi anglezë ka ardhur në Shqipëri vetëm njëherë, ku ka hapur një llogari bankare në emër të kompanisë “Cashrich Limited” e regjistruar vendet e njohura si parajsa fiskale. Pak kohë më pas, në llogari të kësaj kompanie janë transferuar 2 mln euro. Kjo shumë, thuhet në dosje, fillimisht është dërguar nga Anglia në Maltë, më pas në Gjibraltar, Qipro, në Turqi dhe më pas janë transferuar në Shqipëri, duke jusitifikuar me disa fatura që dyshohet se janë fictive. Nga Shqipëria, është tentuar që po kjo shumë të kthehet në Maltë, por që janë bllokuar. Këto lëvizje bankare, sipas akuzës, dyshohet se bëhen për të pastruar parat e paligjshme, duke i kaluar nga bankat e vendeve të njohura si parajsa fiskale në një banka të nivelit të dytë në SHqipëri, për të justifikuar më pas origjinën e tyre.
Në vendimin e sekuestirmit, thuhet se kompania “Cashrich Limited” e regjistruar në një nga vendet offshore nuk ka aktivitet në Shqipëri dhe rezulton se është hapur vetëm llogaria bankare në emër të kompanisë dhe nuk është kryer asnjë procedurë për hapjen e shoqërisë në Qendrën e regjistrimit të bizneseve këtu në Tiranë. Duke ngrit kështu dyshimet, se origjina e parave është e paligjshme. Për rastin në fjalë, veç sekuestrimit, prokuroria ka nisur edhe hetimet penale ndaj shtetasit anglez Cenneth Gold për akuzën e “pastrimit të parave” në bashkëpunim.
Please follow and like us: