Albspirit

Media/News/Publishing

Hakmarrja e Erdoganit katalizator për puçin Nr. 2

GJERGJ THANASI

Është një praktikë e konsoliduar botërore që pas një grushti shteti të dështuar pushteti civil në fuqi dënon sa më pak nga pjesëmarrësit përgjithsisht figurat kryesore, më të zellshmit dhe ata me duart të lyera me më shumë gjak. Një praktikë e tillë ndiqet jo për shkaqe humanitare, por si praktikë e gjykimit të shëndoshë. Me një veprim të tillë u kallet data pucistëve të ardhshëm, njëkohësisht u shtrihet dora e pajtimit, mjaft që ata as mos ta cojnë në mend pjesëmarrjen në një puc tjetër.

 

Presidenti Erdogan pa u shuar mirë cdo rezistencë e pucistëve filloi hakmarrjen. Deri tani mbi 3 000 ushtarakë përfshirë mbi 40 gjeneralë e admiralë janë arrestuar .  Mbi 2750 gjykatës e prokurorë në të gjithë shkallët e gjyqësorit turk janë pushiur nga puna ose janë prangosur dhe jemi vetëm 3 ditë pas pucit. Paranoja e Erdoganit po i afrohet asaj të Dullës në fillim të viteve 80-të apo të Stalinit gjatë spastrimeve të mëdha, madje më shumë ngjan me paranojën e Hitlaerit pas atentatit të dështuar (Operacioni Valkiria). Para mbështetësve të tij Erdogani deklaropi se ky puc dhe dështimi i tij është dhuratë nga zoti, për të spastruar armiqtë tanë (Sic!). Paranoja ka arritur deri në atë shkallë, saqë dyshohen si konspiratorë një dyzinë me pashallarë e albajë (kolonelë) të forcave ajrore, që u morrën peng nga pucistët gjatë një ceremonie dasme. Sipas falangave të Presidentit Erdogan këta ushtarakë madhorë nuk u kanë rezistuar si dhe sa duhet pucistëve. Me sa duket këta oficerë në mes të dasmës pa pasur në brez as edhe një pistoletë Kilinc duhet tu rezistonon me pirunj, thika e garuzhde pucistëve të armatosur me automatikë MPT 76 e me helikopterë Black Haëk!

Presidenti Erdogan nuk e ka kuptuar, se puci dështoi jo vetëm prej trimërisë së tij personale, jo vetëm se mjaft turq ju përgjigjën thirrjes së imamëve nga maja e minareve për të dalë në protestë në rrugë, por se pucistët vecanërisht masa e ushtarëve deri në mundësinë e fundit hezitoi të hapte zjarr kundra bashkëatdhetarëve të vet. Këta djem të rinj turq janë të epokës së internetit, Google-it dhe Messanger-it. Ata ndryshojnë nga rekrutët e kohës së gjen. Kenan Evrenit, që ishin fshatarë apo qytetarë qytezash të humbura nga thellësia e Anadollit. Të tillë fshatarë me uniformë pak kishin ndryshuar, nga c’më ka treguar im gjysh për  “redifët” e “Mustafëzët” e Betejës së Galipolit, që u bindeshin verbërisht 4 urdhërave të instruktorëve gjermanë: Hazër xhephane! (Bëni gati fishekët), Hazër dyfek! (Armë mbush), Adesh! (Zjarr), Vorvarc taushan! (Para lepurusha).

 

Pikërtisht hakmarrja e Erdoganit dhe përkrahësve të tij në pucin e së ardhmes do t’i shndërrojë këta ushtarë në vrasës gjakftohtë të kujdo, që do tu dalë përpara për t’i penguar. Ata panë me sy sesi duke shkelur Konventën e Gjenevës për robërit e luftës shokët e tyre, që dorëzuan armët u rrahën barbarisht nga mjekrraxhinjtë në zemër të Stabollit mu në Sheshin Taksim, në Bulevardin Mithat Pasha Cadesi, mbi Urën e Bosforit etj. Atya rekrutët thuajse adoleshentë u shkelën me këmbë nga civilë të tërbuar, që të kujtonin kasapët e ISIS-it në Mosulin e sapo pushtuar apo menjëherë pasi shtinë në dorë Palmiran. Shokët e këtyre rekrutëve nesër nuk do harrojnë se si ju pre koka publikisht një vëllait të tyre në uniformë. Ata në pucin e nesërm do të shtinë jo vetëm me automatikë por dhe me predha thërmuese të tankeve Leopard. Do të shtinë drejt e në mish. Pilotët e F 16 nuk do të hezitojnë të godasin me raketa AMRAM avionin e Presidentit Erdogan sic ndodhi në pucin e së premtes së shkuar.

Korpusi i oficervë nga tegmen-i (togeri) te Orgeneral-i (pashai me 4 yje) sado simpati të ketë pasur deri dje për Presidentin Erdogan, për rendin kushtetues, pas këtyre raprezaljeve, që priten të shtohen në ditët në vazhdim, e ka kuptuar se ditë gjithnjë e më të zeza i presin! Ata janë oficerë me trimëri të dëshmuar në fushat e betejës.

Presidenti Erdogan, ndonëse ka qef të jetë një sultan i plotfuqishëm në shek XXI, ndonëse sheherli-stambolli në mentalitet ka mbetur thjesht një bujk cifci nga thellësia e Anadollit. Ai nuk do të lexojë historinë e sulltanëve dhe të korpusit elitë të Jenicerëve. Ndonëse Jenicerët ishin “kapi-kullari”, skllevër të Portës së Lartë, ndër shekuj jo pak herë ata e kanë përmbysur kazanin në shenjë rebelimi. Shpesh të prirë nga agai i tyre, por me raste edhe kundra agait të tyre, rebelimi i jenicerëve ka shfryrë duke i shkuar në jatagan apo varur në litar vezirët (ministrat, sadrazemët (kryeministrat) e me raste dhe vetë sulltanët. Jenicerët i  kanë  vrarë apo detyruar të abdikojë Selimët dhe Mahmutët në favor të një tjetri pinjoll të Shtëpisë së Osmanit. Sulltanët thuajse asnjëherë nuk kanë mundur të shuajnë rebelimet e jenicerëve me serdegjenshlerët (trupa speciale) apo me selihdarët (bodigardët si puna e “djemve” të Fidanit të MIT-it) e vet. Këto rebelime kanë qenë vecanërisht të sukseshme, kur në krye të tyre kanë qenë arnautët të shkelur në kallo nga sulltanë si Selimi e Mahmuti. Sulltan Erdogani u shkeli në kallo shqiptarëve të Turqisë duke u prangosur heroin e tyre gjen. Adem Hudutin, që e ka treguar trimërinë e profesionalizmin nga Gërbavnica e Sarajevës, në Diarbakir të Kurdistanit e deri në “Camp Gazi (Invicta)” në dyert e Kabulit. Gjeneralëqt shqiptarë në Turqi si Gjen. Ilker Bashbuk-u me shokë nuk janë si gjeneralucët, që kemi ne në Shqipëri. Ata të marrin gjak në vetull! Me siguri ata do të përsërisin shumfish shumshpejt në këtë fillimshekulli  XXI epopenë e Halil Bajraktarit dy shekuj më parë.

Erdogani me mentalitet fshatari mijëra gjykatës e prokurorë si ka në refene fare, sepse i quan njerëz të kalemit jo të dyfekut. Ai harron se këta mijëra magjistratë kanë miq e shokë, krushqira kanë shkëmbyer favore e bakshishe (tipike kjo për mentalitetin turk) me uashtarakë, me civilë, me nëpunës të lartë e me sipërmarrës duke filluar nga pronarët e fabrikave të tekstilit e galantrerisë me nga 100 punëtorë ne periferi të Stambollit e deri te kapidanët e biznesit turk si Sbanxhi e Koc. Një rrjetë e tillë lidhjesh është pushtet dhe ky pushtet të bije si gur kokës kur segemente të tija i poshtron ose i prangos. Këta magjistratë bashkë me ushtarakët, me laikët, me trashëgimtarët e Ataturkut të lavdishëm, me sheherlinjtë e Stambollit, Ankarasë, Izmitit, Adanasë etj, bashkë me cdo patriot turk sot janë nën terror, nesër…..

Puci i nesërm nuk do të komandohet kryesisht nga albaj (kolonelë) e jarbaj (nen/kolonelë por nga oramiral (nën admiralë) e orgeneral (gjeneral me 4 yje). Puci i nesërm nuk do të mund të lihet nga John Bass në mëshirën e ekstremistëve islamikë sic la sekretarja Klinton Ambasadorin Stivens në mëshirën e kasapëve ekstremistë të Bengazit. Puci i nesërm do të jetë i tipit fitimtari i merr të gjitha, ndërsa humbësi ashtu sic thoshte latini:

VAE VICTIS!

Vjeshta në Turqi këtë vit me siguri do të jetë interesante!

Please follow and like us: