Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilltarja e Bashkisë: Meta na ke gati, me ty jemi Mujo Ulqinaku!

Lufta brenda koalicionit sapo ka nisur dhe militantët e të dy krahëve janë të karikuar. Kur dëgjoi, kryetarin që bënte thirrje për zgjedhje të parakohshme, këshilltarja bashkiake e LSI Dejana Kallogjeroviç është solidarizuar me mesazhin e tij.

Dejana Kallogjeroviç është edhe Kryetare e strukturës kombëtare të studentëve në LRI. Në postimin e saj në rrjetet socale, Kallogjeroviçshkruan:

Meta nuk eshte i interesuar te pushteti. Eshte i gatshem te japi doreheqjen ai vete dhe cdo minister apo funksionar i LSI.

Meta eshte per te fuqizuar te rinjte, per ti dhene jete shpreses per nje vend me te mire, per nje Shqiperi me Pozitive!

Ilir Meta na ke gati, me ty, jemi te gjithe Mujo Ulqinaku!”.

Mujo Ulqinaku, ishte dëshmori i parë i Atdheut nga ushtria e Mbretit Zog, i rënë në Durrës gjatë pushtimit të Italisë fashiste më 1939.

 

Please follow and like us: