Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministria e Britanisë ka marrë çmimin “Islamofobja e vitit 2015″

Nga Shaheen Sattar- The Independent
Sot ne kemi përballë Kryeministren e parë femër në 26 vitet e fundit pas Margaret Thatcher. Ndoshta kjo është arsyeja pse në një artikull që qarkullon në internet, ajo është quajtur si shkatërrimi përfundimtar i Thatcher-it. Dëmi që May u ka shkaktuar lirive të myslimanëve liberale në Britani do të ndreqej vetëm nëse ata do ti luteshin djallit.

Pak politikanë kanë shkëlqyer për të dëmtuar një komunitetet të tërë sic ka bërë Theresa May. Ndërsa fliste me premtime boshe për “promovimin e vlerave Britanike” si një strategji për të zgjidhur problemin e ekstremizmit, May dështoi për të parë ironinë kundër terrorizmit dhe “Bill Security” në 2015.
Politikat që kanë lindur nga ky projekt-ligj për tu mbyllur gojën studentëve myslimanë që mos të shprehin mendimet e tyre në ligjërata dhe seminare nga frika se mos do konsiderohen si ekstremist, ka bërë një tallje të asaj që quhet “vlera Britanike e lirisë së shprehjes”.

U bë e qartë menjëherë se “Bill” u jepte njerëzve leje për të qenë islamofobik, dhe ta shfaqnin terrorizmin si një “problem mysliman”.
Prania e detyrueshme e punonjësve të policisë në hapësirat publike,që veprojnë në mënyrë efektive si spiunë, po na largon nga myslimanët më tepër se çdo gjë që ka të bëjë me fenë e tyre. Maj pretendon se ajo ka “forcuar përgjigjen” kundër terrorizmit, duke e bërë Britaninë në një vend më të sigurt për të gjithë, por ajo me të vërtetë ajo ka bërë që ata pak myslimanë Britanikë të identifikohen dhe vecohen.

Një sukses i madh i kandidaturës së saj si udhëheqëse e Partisë Konservatore ishte dëbimi i Abu Qatada, një lëvizje pothuajse e bllokuar nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Në këtë rast, May ishte përbuzëse për ndërhyrje HRC. E çuditshme pra se ajo e ka përdorur Konventën e të Drejtave të Njeriut si mjet për të ndalur ekstradimin e Gary McKinnon në SHBA , duke lejuar nga ana tjetër atë të Talha Ahsan. Të dy kishin sindromën e “Asperger”. Të dy janë akuzuar afërsisht për të njëjtin krim. Dallimi ishte se Talha Ahsan është mysliman. Duke bërë këtë, ajo na dha një mesazh të qartë: Ka tjetër rregull për njerëzit e bardhë në Britaninë e Teresa May-it, dhe tjetër rregull për myslimanët që banojnë aty.

Ajo ka për qëllim të provojë veten e saj si “Zonja e Hekurt” e kohëve moderne të Britanisë por kam frikë se rekordii vetëm i Teresa Maj do të rezultojë në izolim të zgjeruar dhe denigrim të komunitetit mysliman në Britani. Dhënia e çmimit si Islamofobia e Vitit nga Komisioni Islam i të Drejtave të Njeriut në 2015-ën, dhe rritja e saj në pushtet është e vështirë t’iu shkaktojë ndonjë gjë për të festuar në qoftë se ju jeni një mysliman britanik si unë.
Është e qartë se veprimet e May si Sekretare kanë krijuar një atmosferë ku urrejtja dhe dhuna ndaj myslimanëve u bënë një normë sociale. Kur u njoftua se ajo do të bëhej Kryeministre, menjëherë fotografova në mendjen time 3 milion myslimanë Britanikë në një ajsberg duke u larguar me dhunë nga May për të shkuar më larg besimit të tyre.

Më përpara ne mendonim se “Mysliman Britanik” nuk ishin dy fjalë kontradiktore. Tani kemi frikë se këto dy fjalë nuk mund të duket të pajtueshme në sytë e publikut Britanik të bardhë dhe mbi të gjitha, në sytë e komunitetit mysliman.
Pra, nëse May e ka seriozisht kur thotë se dëshiron që të hapë rrugën për një “Britani më të mirë”, asaj do ti duhet të punojë shumë për të hequr shijen e në mosbesimit dhe frikës që ka krijuar në rolin e saj si Sekretare e Brendshme. Në një kohë ku një e katërta e të rinjve në Britani thonë se ata nuk kanë besim tek myslimanët, trajtimin i tyre duhet të bëhet prioritet, para se ne të dënojmë brezat e ardhshëm për të qënë të paragjykuar, të dyshuar, dhe për të parandaluar ndarjen e një vendi përkohësisht të copëtuar.

Please follow and like us: