Albspirit

Media/News/Publishing

KUSHTI PËR RIKTHIM/ Ambasadorët Lu e Vlahutin braktisin tryezën e sotme

 

Ambasadorët e SHBA dhe të BE, respektivisht Donald Lu dhe  Romana Vlahutin, kanë paralajmëruar se nuk do të jenë në takimin e sotëm me kreun e Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Mësohet se dy ambasadorët kanë njoftuar kreun e Kuvendit për këtë vendim.
“Nuk do jemi në negociatat e 18 korrikut”, mësohet të jenë shprehur Lu dhe Vlahutin.
Sipas tyre, “Basha foli për qeveri teknike dhe jo për propozimin hibrid. Kthehemi në tryezë në se Basha rideklarohet për propozimin hibrid”.

Deklarata e plotë

Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik. Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve.

Please follow and like us: