Albspirit

Media/News/Publishing

Përfundon takimi Rama-Basha-Meta, zgjati 1 orë e 45 minuta 

Ka përfunduar takimi në selinë e Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 45 minuta, ndërsa në tryezën e bisedimeve ka Reforma në Drejtësi. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili ka dalë i pari nga mbledhja pa dhënë asnjë sqarim, ndërsa me automjetin e tij ai është larguar nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Mësohet se propozimi hibrit për reformën ka qenë edhe diskutimi kryesor. Ndërkaq, dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk morën pjesë në takim edhe pse ishin shprehur se do të ishin të pranishëm. Ata kërkonin që kreu i PD-së, të shprehej se do të diskutohej për propozimin hibrit.

 

Please follow and like us: