Albspirit

Media/News/Publishing

Post-grusht shteti, shkarkohen 7899 policë në Turqi

Të tjera masa reprezalja janë marrë pas grushtit të shtetit në Turqi. Plot 7899 oficerë policie janë shkarkuar nga detyra.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka deklaruar se janë shkarkuar nga detyra 8.777 persona, nga të cilët 7.899 efektivë policie, 614 efektivë të xhandarmërisë në mesin e të cilëve ka edhe komandantë dhe 18 efektivë të rojës bregdetare.

Gjithashtu, nga puna janë shkarkuar 30 prefektë, nga të cilët 1 prefekt i një qyteti të madh dhe 29 prefektë në bazë, 52 inspektorë të shërbimit civil, 16 këshilltarë juridik, një drejtor i përgjithshëm, 3 drejtorë degësh, 2 drejtorë juridikë, 92 ndihmës prefektë. Në deklaratë thuhet se nga 7.899 efektivë të policisë, 3.021 janë me grada, 4.774 të tjerë efektivë të thjeshtë.

Në vijim të deklaratës thuhet se janë shkarkuar nga detyra edhe 614 pjesëtarë të xhandarmërisë nga të cilët, 2 gjeneralë të përgjithshëm, 9 gjeneralë brigade, 61 majorë, 44 nënkolonelë, 55 madhorë, 93 kapterë, 92 togerë madhorë, 42 togerë, 171 nën togerë dhe 44 profesionistë.

Deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 6 mijë persona, gjysma prej të cilëve njerëz të drejtësisë, kryesisht gjyqtarë, ndërsa pjesa tjetër ushtarakë.

Aktualisht, në Turqi janë arrestuar 1036 gjeneralë dhe admiralë. Lajmi bëhet i ditur nga media shtetërore turke.

Arrestimet masive po kryhen në të gjithë vendin, ndërsa aksioni i ndërmarrë është më i madhi në historinë e shtetit turk për pastrimet në ushtri të të gjithë atyre që nuk janë besnikë të Presidentit Erdogan.

Please follow and like us: