Albspirit

Media/News/Publishing

Puçi në Turqi, Merkel: Harrojeni BE, nëse riktheni dënimin me vdekje 

“Rikthimi i dënimit me vdekje në Turqi do të bllokojë negoaciatat për anëtarësimin e ankarasë në Bashkimin Europian” ishte kjo dekalarata që kancelarja Merkel dha nëpërmjet zedhëniësit të saj. Pas dështimit të grushtit të Shtetit mbështetësit e Erdogan kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje për mbështetësit e puçit. “Jemi kategorikisht kundra dënimit me vdekje. Një vend që e praktikon nuk mund të jetë anëtar i Unionit” shton kancelarja. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe shefja e politikës së jashtme Mogherini e cila u shpreh se asnjë vend që ka një dënim të tillë nuk do të jetë pjesë e bashkimit europian duke kujtuar se se Turqia është pjesë e këshillit europian dhe si e tillë është e lidhur me Konventën e të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër një tjetër paralajmërim vjen nga Wikileaks i cili thotë se do të publikohen 100 mijë dokumente në vecanti lidhur me grushtin e çuditshëm të shtetit.“Bëhuni gati për një përballje sepse do të publikojmë 100 mijë dokumente të strukturës së fuqisë politike në Turqi” bën me dije Wikileakas nëpërmjet rrejtit social twitter.

Please follow and like us: