Albspirit

Media/News/Publishing

Vau i Dejës, gruaja vret me sëpatë burrin në gjumë

 

 

Një krim i rënë ka ndodhur në një familje në Vaun e Dejës. Gruaja ka vrarë burrin e saj dhe më pas është vetëdorëzuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.
Mirela Buzalli 35 vjeçe, për arsye ende të pasqaruara, ka goditur me sëpatë për vdekje bashkëshortin e  saj Shkëlzen Buzali 45 vjeç, ndërsa ai ishte në gjumë.
Pas kësaj Mirela mësohet se është vetëdorëzuar në polici.
Nga ana e saj, policia e cila shkoi në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve  të kësaj ngjarje.

Please follow and like us: