Albspirit

Media/News/Publishing

Bregu-Bashës: T’i lëmë përrallat me diversantë e të votojmë reformën

 

Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar. Mësohet se i ka kërkuar Lulzim Bashës miratimin e reformës në drejtësi.

Qëndrimi Bregut, e cila edhe më herët ka kërkuar  diçka të tillë, është i dyti pas deklarimit të Eduard Selamit se ishte pro kësaj reforme të propozuar sipas draftit hibrid të Victoria Nuland. “ Duhet të dalim me një zgjidhje. Duhet të votojmë reformën në drejtësi, nuk mund të presim votat e Ilir Metës. Ne nuk duhet ti shpallim luftë ambasadash amerikan. Le ti lëmë përrallat me diversantë.  PD nuk mund të vendosë se çfarë do të bëjë pas deklaratave te Metës”, mësohet të jetë shprehur Bregu në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Please follow and like us: