Albspirit

Media/News/Publishing

Eduard Selami deklaron votën pro reformës, edhe nëse PD nuk voton

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami do të votojë pro reformës në drejtësi edhe nëse PD nuk do ta votojë. Selami e konfirmon këtë vendim të tij gjatë një interviste te Zëri i Amerikës. Ai ka qenë një prej deputetëve të opozitës që është takuar me ambasadorin amerikan Donald Lu. Nuk dihet nëse ky vendim do të ketë pasoja në karrierën e tij politike në radhët e PD-së, apo nëse do të ketë edhe deputetë të tjerë të opozitës që do të mbajnë një qëndrim të ngjashëm me Selamin. Kujtojmë që ambasadori amerikan është takuar edhe me Majlinda Bregun, Astrit Patozin dhe Astrit Veliajn. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, Selami tha ndër të tjera se nëse Basha nuk e pranon propozimin e zv.sekretares amerikane të shtetit Nuland, kjo do të ketë pasoja edhe për vetë atë.

Please follow and like us: