Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohet gjenerali i parë i arrestuar nga Erdogani

Lirohet gjenerali i parë i arrestuar nga Erdogani

Gjenerali Ismail Gurgen, Komandanti i Brigadës së Këmbësorisë në provincën e “Çanakkale” është liruar nga paraburgimi të hënën në mbrëmje pas arrestimit për grusht shtet duke u bërë personi i parë që lirohet pas natës së premte. Së paku 2,839 anëtarë që mendohej se kishin lidhje me tentativën për grusht janë arrestuar duke përfshirë 29 kolonelë dhe mbi 40 gjeneralë. Gjithashtu Erdogan urdhëroi arrestimin e 2,745 gjyqtarëve dhe prokurorëve që i konsideron si të lidhur me Gulen, sipas tij “koka organizative” për grushtin e dështuar të para disa ditëve. Si rezultat pati 161 të vranë, përfshirë 41 policë dhe 47 civilë, ndërsa 1.440 të tjerë u plagosën. Trupat ushtarake besnike të qeverisë, së bashku me njësitë e policisë dhe miliona qytetarëve Turq, kanë pasur sukses të shtunën në mëngjes në dështimin dhe pengimin e përpjekjes për grusht shteti.

Please follow and like us: