Albspirit

Media/News/Publishing

Rama donte të përmbyste gjithçka-por po përmbyset vetë!

(Shkruar disa ditë përpara deklaratave të Metës)

Rama kur fitoi pushtetin,
dhe kur u kurorëzua,
se do përmbyste çdo gjë,
shumë seriozisht u betua!

Me një stil amerikan,
foli me zëmër në dorë,
se të ndriturit Sovran,
do t’i bëhej shërbëtor!

Në fjalimin promovues,
them se s’u përmbajta dot,
ashtu-fare pa kuptuar,
sytë m’u mbushën me lot!

Që të flasim seriozisht,
energjike qenë nisjet,
por unë-si i paduruar,
prisja të ndodhnin përmbysjet!

E para që do përmbysej,
qe patjetër drejtësia,
po këtë s’e bënte dot,
vetëm me votat e tija!

Për pikën më nevralgjike,
shefin-ne-e mirëkuptuam,
ndaj rrugën nga do të shkonte,
natyrisht që s’ja minuam!

Por ashtu si pakuptuar,
mbi ne po i ngrinte tonet,
dhe në vënd që t’i rrafshonte,
po i shtonte konçesionet!

Me konçesione pa fund,
po jepte gjithë ekonominë,
mënyra më ideale,
për të vjedhur Shqipërinë!

Në drejtim të qeverisë,
qe akoma elegant,
po natë e ditë përflitej,
për korrupsion galopant!

Ministrat e kabinetit,
që zgjodhi kokërr më kokërr,
u prezantuan shumë shpejt,
si një tufë me mediokër!

Kanë shkuar plot tri vjet,
ne Ramën njohim për zot,
po në parcelat e Metës,
ai kurrë nuk hyri dot!

Këto tri vite që shkuan,
qe gallatë në Shqipëri,
se këtu paralelisht,
punojnë dy qeveri!

Punojnë dy qeveri,
një e Ramës-një e Metës,
kjo ka qënë murtajë e vendit,
për hirin e së vërtetës!

Për të forcuar partinë,
o Edi sa u përpoqe,
po sot socialistja e shkretë,
është bërë kashtë e koqe!

Në kualicion s’ka asnjë,
nga ata që rrugën nisi,
po nga stani i Saliut,
ka ardhur Shpëtim Idrizi!

Mbase kështu vetëm fare,
Rama ndihet më rehat,
po fiks në kohën që flasim,
nuk ka asnjë aleat!

Fiks në kohën që po flasim,
nuk ka asnjë aleat,
dhe nga shtrëngimi i litarit,
ka humbur elektorat!

Dhe ata të LSI-së,
nuk i binden derëziut,
me ministra që kan’ mbetur,
që nga koha e Saliut!

Nëse vijnë zgjedhje të reja,
vetëm do të kaurdiset,
ky do përmbyste gjithçka,
por rrufeshëm po përmbyset!

Ditën që fitoi pushtetin,
të ardhmen kishte në dorë,
po si kryeqeverisës,
u tregua amator!

Please follow and like us: