Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia, kërkesë zyrtare SHBA për esktradimin e Gylen

 

Turqia ka kërkuar formalisht ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njoftimin e dha kryeministri turk ditën e sotme teksa qeveria po zgjeron ndjeshëm spastrimin e vendit nga të dyshuarit për pjesëmarrjen në grushtin e shtetit ditën e premte. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan fajëson Gulen-in, rivalin e tij për një kohë të gjatë, si truri i gushtit të shtetit të mbetur në tentativë nga i cili mbetën 232 të vdekur dhe u arrestuan shumë të tjerë. Përveç kësaj edhe të larguarit nga puna kanë qenë të shumtë. Erdogan tha për CNN në një intervistë ekskluzive të hënën se kërkesa për ekstradimin do të vinte shumë shpejt. Kryeministri turk Binali Yildirim bëri njoftimin e kërkesës për ekstradim në parlament të martën duke iu referuar Gulen si “udhëheqës terrorist”. Kleriku mysliman, që jeton në mërgim në Pensilvani, ka mohuar çdo përfshirje.

A mund të ekstradohet Gulen?

Sipas marrëveshjes së ekstradimit Turqi-SHBA, Uashingtoni mund të ekstradojë një person nëse ai ose ajo ka kryer një akt që konsiderohet i ekstradueshëm. Tradhtia – që është kërkesa e Erdoganit për ekstradimin e Gylenit – nuk shënohet si akt  i tillë në traktatin e SHBA-së.

Please follow and like us: