Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet çështja që mban peng marrëveshjen PD-PS-LSI

Oerd Bylykbashi sqaroi çështjen që bllokoi negociatat e një nate më parë mes PS, PD dhe LSI. “Drafti ishte thuajse gati rreth orës 02;00 të mëngjesit” tha Bylykbashi, por socialistët u tërhoqën nga konsensusi. Sipas deputetit demokrat, çështja që mban peng reformën është fakti nëse, kandidatët e refuzuar duhet të njihen me arsyet e refuzimit apo jo. Sipas Bylykbashit, kjo është një çështje që ka të bëjë me dinjitetin e këtyre njerëzve dhe të vetë reformës.

“Mbrëmë nuk arritëm dot ta mbyllnim reformën, gjithçka u draftua dhe ishte gati. Besoj se çdo shqiptar e ka kuptuar mirë se ka ikur koha, që dikush nuk duhet të ketë të drejtë për të konkuruar për një pozicion, për një post publik, pasi kjo është e drejta e secilit prej nesh. Mund edhe të mos zgjidhesh në një funksion publik, por ama të drejtën për të konkuruar e ka çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë. Kjo e drejtë, nuk mund të pengohet pa u garantuar se dikush duhet të shohë arsyen pse.

Këtu kemi të bëjmë me dinjitetin dhe jo me sovranitetin tonë. Po ashtu mendoj se jemi një vend që duhet të bëjë një proces dinjitoz për reformën në drejtësi. Modelet që ne duhet të shmangim janë modelet e shteteve si Ruanda, Timori Lindor, Kolumbia, Sudani Jugut” u shpreh deputeti i PD duke zbuluar atë që ka ndodhur një natë më parë gjatë negociatave.

Please follow and like us: