Albspirit

Media/News/Publishing

Adrian Gaxha, bashkëpunim me kompaninë e madhe europiane

 

Adrian Gaxha është afër finalizimit të projektit të tij më të ri muzikor. Kënga e re, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit nisin të dielën, është shumë e veçantë për artistin, shkruan GazetaExpress. GazetaExpress mëson se me këtë projekt, këngëtari do të futet në tregun ndërkombëtar të muzikës. Kënga do të publikohet në dy versione, në gjuhën shqipe dhe në anglisht dhe është prodhim i Roton Music, kompania më e madhe muzikore nga Rumania, e cila është ndër kompanitë më të mëdha evropiane. Pjesë e saj janë artistët e njohur Ina, Fly Project, Acent e shumë emra të tjerë të njohur.
Please follow and like us: