Albspirit

Media/News/Publishing

Dëmshpërblimet, nis pagesa për ish të përndjekurit 

Duke filluar nga java e ardhshme ish të përndjekurit politik që janë gjallë dhe që futen te kategoritë parësore do të fillojnë të marrin këstin e gjashtë.

Burime për Shqiptarja.com nga Ministria e Financave bëjnë me dije se janë gati pagesat për një grup ish të dënuarish politik, të cilët do të marrin këstin e gjashtë.

Në total janë 2400 ish të përndjekur politik që përfshihen te kategoritë parësore dhe që do të marrin këstin e 6-të të dëmshpërblimit.

Deri tani financat nuk kanë bërë pagesën e këstit të gjashtë për asnjë ish të përndjekur.

Please follow and like us: