Albspirit

Media/News/Publishing

Edi ÇELA/ Opozita ka vetëm një zë për Reformën në Drejtësi

 

Reforma ne drejtesi duhet te kaloje vetem nese te gjitha pretendimet e opozites, pranohen. Eshte detyra e opozites, me teper edhe se e BE dhe SHBA, te minimizoje sa me shume ndikimin e pushteteve ndaj gjyqesorit, prokurorise, nepermjet kesaj reforme, per te rritur keshtu koeficentin e suksesit te implementimit te reformes.
Deklaratat e dy deputeteve, Selami dhe Bregu, nuk ndihmojne situaten e negociimit mbi reformen ne drejtesi. Do ishte normale nese deklatata e tyre do te ishte vetem nje mendim i shprehur ne nje mbledhje ne PD. Partia Demokratike ka vetem nje ze, ate te kryetarit te Partise Demokratike, ze i cili eshte shumatorja e mendimit te te gjithe deputeteve te PD.
Pas afro 26 vjet demokraci i kemi asetet njerezore ne te gjitha forcat politike per te prodhuar dhe ndjekur nje reforme konsensuale dhe te suksesshme per vendin. Nje reforme, pa konsensusin e te gjitha paleve eshte e deshtuar, dhe prodhon vetem konflikt. Konsensusi i te gjitha paleve, vec rendesise se reformes ne drejtesi, do te ndryshoje pozitivisht klimen politike midis partive dhe do te rrise bashkepunimin mes tyre ne reforma te tjera ne vazhdim, per te cilat vendi yne ka shume nevoje. Mbi te gjitha do vendose nje kod te ri pjekurie midis forcave politike.

Please follow and like us: