Albspirit

Media/News/Publishing

Meta: Konsensusi për reformën, arritje historike

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përshëndet vendimin e PD-së për të votuar nesër reformën në drejtësi. Meta e konsideron arritje historike konsensusin e gjetur nga palët pas negociatave intensive të orëve të fundit.

“Konsensusi për reformën është arritje historike. Mirënjohje për komisionerin Hahn. Reforma në drejtësi është sukses dhe arritje për të gjithë shqiptarët”, tha Meta, pak pasi PD-ja bëri të ditur konkludimin e negociatave me sukses.

Kreu i PD-së, Basha, tha sot se në seancën e së enjtes, demokratët do ta votojnë unanimisht reformën në drejtësi, pas dakordësimit për dy çështjet e mbetura pezull në lidhje me reformën në drejtësi.

Please follow and like us: