Albspirit

Media/News/Publishing

WhatsApp bllokohet sërish 

 

 

Brazili është në “luftë” me Facebook për enkriptimin e mesazheve në aplikacionin WhatsApp.

Një gjykatë braziliane ka urdhëruar kompanitë e telefonave që të që të ndërpresin qasjen në WhatsApp në të gjithë vendin pasi Facebook ka refuzuar që ti jap disa biseda të lidhura me një investigim kriminal.

Ata kanë refuzuar se WhatsApp ka enkriptimin end-to-end, dhe Facebook nuk mund t’i qaset mesazheve të përdoruesve edhe për këtë nuk mund t’u jap të dhënat e kërkuara gjykatës.

Kjo është hera e katërt që një juri në Brazil bllokon WhatsApp, pasi u refuzohet qasja në mesazhe nga Facebook, e cila ka në pronësi WhatsApp.

Më parë WhatsApp është bllokuar për vetëm 72 orë, e është lëshuar për përdorim edhe më shpejt se aq, por kësaj here kompanitë telefonike janë urdhëruar që ta ndalojnë atë për një kohë të pacaktuar.

Për WhatsApp sigurisht se kjo do të thotë shumë, pasi në Brazil atë e përdorin mbi 100 milionë njerëz.

Please follow and like us: