Albspirit

Media/News/Publishing

A u ul vërtet njeriu në Hënë?

 

Më 20 korrik 1969, njeriu zbriti në Hënë duke lënë gjurmët e para njerëzore në sipërfaqen e saj. Amerikanët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bëhen njerëzit e parë që ecin në sipërfaqen e Hënës duke kthyer realitet një ëndërr të shumëpritur njerëzore. Kjo ngjarje shënoi një hap gjigant për njeriun në hapësirë, edhe zhvillimet në tokë dhe shoqëri po ndryshonin me shpejtësi të madhe. Armstrong ishte i pari që shkeli në sipërfaqen e hënës, i ndjekur nga Buzz Aldrin 18 minuta më vonë. Ulja në hënë shënoi fitoren amerikane në garën për në hapësirë gjatë Luftës së Ftohtë. Gara filloi në vitin 1957 kur Bashkimi Sovjetik lëshoi anijen Sputnik One. Kjo nxiti premtimin e presidentit John F. Kennedy për dërgimin e njeriut në hënë deri në fund të viteve 1960. Dhe kjo u bë. Armstrong, Aldrin dhe Michael Collins u zgjodhën për udhëtimin në hapësirë. Një udhëtim i rrezikshëm që mund t’i fuste ata në histori mund t’u kushtonte atyre edhe me jetë. Në krye të Saturn Five, anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë, astronautët u nisën drejt hapësirës. Pas katër ditësh udhëtimi dhe disa miliona kilometrash, Collins iu soll hënës përqark. Aldrin dhe Armstrong zbritën në sipërfaqen e hënës me një sondë të quajtur “Eagle” shqiponja. Sapo mbërritën në hënë, Armstrong dhe Aldrin shijuan gravitetin e planetit duke ecur në sipërfaqe. E gjithë kjo u ndoq nga një milion njerëz në ekranet bardh e zi të televizionit. Dough Millard është me Muzeumin e Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore. “Njerëzimi ishte tejet i entuziazmuar sepse kishte vite që flitej për këtë. Ishte një arritje e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”. Teoricienët konspirativë vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51. Tirana Observer sjell teoritë konspirative pro dhe kundër uljes në Hënë.
Yjet
Teoria konspirative: Fotot e bëra nga sipërfaqja e hënës shfaqin një qiell të zi, por hapësira është plot yje. Ku janë ata? Kundërteoria: Yjet janë aty, thjesht janë shumë të zbehtë. Panorama hënore ndriçohet nga dielli dhe aty shfaqen fotot e astronautëve me kostume të bardha. Ndaj është normale që yjet të mos duken.
Flamuri
Teoria konspirative: Pse shfaqet flamuri amerikan duke u valëvitur në erë ndërkohë që astronautët janë në vakum?
Kundërteoria: Flamuri kishte një shkop deri në fund në mënyrë që të dukej në formën e duhur në fotografi. Astronautët nuk e tendosën atë deri në fund dhe e lanë me pala.
Rripi Van Allen
Teoria konspirative: Pse nuk vdiqën astronautët nga fushat magnetike përreth tokës?
Kundërteoria: Rrezatimi në rripat Van Allen është aq i fortë sa të të vrasë vetëm po të sorollatesh për një kohë të gjatë atje. Astronautët u vërdallosën aty vetëm për një orë.
Hijet
Teoria konspirative: Hijet bien ndryshe nga sa presim ne por ky nuk është planeti ynë dhe gjërat duhet të jenë ndryshe. Duket sikur hija aty tregon për një burim drite që është dielli.
Kundërteoria: Hijet nuk janë paralele. Kjo tregon për një burim drite më shumë.
Nxehtësia
Teoria konspirative: Temperatura e sipërfaqes së hënës arrin në 280 gradë fahrenheit. Asgjë nuk funksionon në atë temperaturë dhe filmi do ishte shkrirë. Kundërteoria: Filmi ishte në shporta mbrojtëse dhe astronautët ishin veshur me rroba që i rezistonin temperaturave të larta.
Gjurmët e këmbëve
Teoria konspirative: Gjurmët që janë bërë në Hënë kërkojnë lagështirë që të duken. Kundërteoria: Ekziston dhe pudra talk, e cila s’ka nevojë për lagështirë që të ruajë gjurmët dhe madje i ngjan shumë dheut në hënë.
Meteorët
Teoria konspirative: Hapësira është e mbushur me meteorë të vegjël që do ishin përplasur me anijen dhe do e kishin bërë copa-copa. Kundërteoria: Ka miliona meteorë, por hapësira është një vend i madh ndaj dendësia është e ulur dhe mundësia për të kaluar pranë tyre pa shqetësim është shumë e madhe.
Krateri
Teoria konspirative: Kur moduli hënor u ul do kishte një krater. Kundërteoria: Shumë ngadalësohen kur frenojnë makinën – kështu bëri dhe moduli hënor. Ai u ul shumë lehtë dhe goditja e raketës u shpërbë në një vakum.
Kameramani
Teoria konspirative: Si ka mundësi që ka filmim të astronautëve që largohen nga Hëna? Kush i ka filmuar? Kundërteoria: Ishte një kamera e vendosur në të majtë mbi sipërfaqen e hënës dhe e kontrolluar nga toka. Pra, sipas provave, njeriu u ul në Hënë. (TO)

 

Please follow and like us: