Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook lëshon avionin që do t’i sjellë botës internet

Pas dy vitesh projektim, Facebook më në fund ka lëshuar në ajër avionin e parë solar të quajtur ‘Aquila’ – i projektuar për t’i sjellë botës internet në ato pjesë ku nuk ka qasje.

Lajmin e bëri të ditur vetë CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Duke treguar për lansimin, Mark shkroi: “Pas dy vitesh inxhinieri, jam krenar të njoftoj fluturimin e parë të suksesshëm të Aquila-s, avionin solar që e projektuam për të lëshuar internet në pjesët e largëta të botës”.

Kjo është videoja nga fluturimi i parë i këtij avioni:

Please follow and like us: