Albspirit

Media/News/Publishing

Ligji për martesat gay/ Xheni Karaj – Mesila Dodës: Do kërceni napolonin në dasmën time

Aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, shprehet se mos futja në Kuvend e ligjit për martesat gay është një turp për deputeten Mesila Doda, e cila ishte një nga zërat e fortë për heqjen e këtij ligji nga drafti me ndryshimet Kushtetuese. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Karaj shkruan se ky komunitet nuk do ta harrojë këtë fakt kur të jenë përpara kutive të votimit. Ajo i ka bërë një premtim deputetes së PDIU-së, duke theksuar se ajo dhe shokët e saj do të kërcejnë vallen “Napoloni” në dasmën e saj pas 5 vitesh.

Postimi i Xheni Karaj

Ishim deshmitare se si sakrifikohen te drejtat e njeriut per nje “te mire me te madhe”. Per aq kohe sa rrugetimi drejt se mires me te madhe do drejtohet nga ato palaco qe kemi ne kuvend qe nuk kane asnje lidhje dhe ndjeshmeri ndaj se mires, shoke pervishni menget se kemi akoma shume pune per ti bere mire vete gjerat. Mesila Doda me
shoke, kjo nuk ishte fitore per ju por turp dhe deshtim si politikane, do ta ndjeni ne shpatulla me vone se historia nuk harron. Dhe as ne nuk do harrojme kur te jemi para kutise se votave. Gjithesesi Mesila me shoke, ju premtoj qe do ju bej te kerceni naploni ne dasmen time pas 5 vitesh.

Please follow and like us: