Albspirit

Media/News/Publishing

Vuri “gjobë” 10 mijë euro, arrestohet 27-vjeçari nga Tirana

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë arrestuan Leonard (Klaudjol) Buci, 27 vjeç, banues në kryeqytet i dënuar më parë për mbajtje të armëve të ftohta. Buci akuzohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. Sipas policisë në datën 17 shtator 2014 ai i ka marrë shumën prej 10 mijë eurosh një shtetasi me iniciale B. Ç. Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Please follow and like us: