Albspirit

Media/News/Publishing

Snowden ka ndërtuar një këllëf iPhone për të vrarë spiunazhin e agjensive të inteligjencës

 Ish nën kontraktori i NSA-së dhe personazhi i shumë përfolur vitet e fundit në lidhje me sigurinë kibernetike, Edward Snowden, doli ditën e djeshme me një koncept i cili përfaqëson një këllëf për iPhone dhe mund të parandalojë spiunazhin shtetëtor.

Telefonët, të cilët janë një ndër paisje më të vyra ditëve të sotme, njëkohësisht janë edhe përgjuesi perfekt shkruante Snowden në një publikim online në pronësi të tij.

Autoritetet shtetërore janë të afta të monitorojnë vendodhjen e përdoruesve përmes sinjaleve radio të telefonëve dhe kjo vendos në rrezik gazetarët, aktivistët dhe grupet e kërkimit të të drejtave shkruante ai.

Ditën e Enjte Snowden së bashku me hakerin Andrew Huang prezantuan një zgjidhje të mundshme të situatës. Quhet “motori i analizës së vetvehtes” dhe është dizenjuar për të paralajmëruar përdoruesin kur sinjalet radio të telefonit janë aktive.

Mund tju duket e parëndësishme sepse shumica e telefonëve kanë një modalitet “Airplane” i cili ç’aktivizon çdo lidhje Wi-Fi dhe celulare.

Por edhe kjo është e rrezikshme sipas Snowden. Përshembull GPS qëndron aktiv në disa telefonë siç është rasti i iPhone. Skenari më i rëndë do të ishte një maluer i cili infekton paisjen dhe në fshehtësi dërgon sinjale radio.

Zgjidhja që ofron Snowden mund të zbuloi çdo sinjal telefonik dërguar kur telefoni është në modalitetin “Airplane”. Koncepti i tij funksionon si një këllëf baterie e cila mund ti bashkangjitet iPhone me lidhje të drejtpërdrejta në kartën SIM. një kompjuter i vogël do të gjurmojë transmetimet radio të paisjes. Çdo aktivitet i dyshimtë do të aktivizojë alarmin në ekranin e vogël të këllëfit. Snowden tha se e kishte dizenjuar këtë paisje për të mbrojtur gazetarët e gjendur në rrethana të rrezikshme. Ai dhe Huang të cilët shkruan librin e hakimit të Xbox, prezantuan arritjen e tyre në laboratorët e MIT përmes një video konference nga Rusia. (PCWorld Albanian)

Please follow and like us: