Albspirit

Media/News/Publishing

53 gradë në Irak, shkencëtarët parashikojnë një katastrofë në fund të shekullit…

 

Qeveria e Irakut ka mbyllur të gjitha zyrat e saj, ndërsa rrugët janë kryesisht bosh, sepse banorët po ballafaqohen në temperatura përvëluese që arrijnë 53 gradë Celsius!

Për t’u bërë gjërat edhe më keq, irakianët janë të prekur nga mungesat e energjisë elektrike. E, situata bëhet më e rënd në Falluxha, në kampet e refugjatëve ku po mungon uji i pijshëm, transmeton Telegrafi.

Situata nuk është më e mirë as një shtetet fqinje. Kështu, në Kuvajt janë shënuar temperaturat që arrijnë në 54 gradë Celsius.
Nëse u besohen dhënave të publikuara nga shkencëtarët amerikanë për oqeane dhe atmosferë, për 14 muaj rresht po regjistrohen temperaturat rekorde në nivel global. Qershori shkoi për një gradë më lartë se mesatarja e shekullit XX, ndaj paralajmërojnë ata se ky trend do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet derisa bota të bëhet e pabanueshme.

Gjiri Persik deri në fund të shekullit thuhet se do të jetë vend i shkret pasi aty temperaturat ditore do të arrijnë deri në 77 gradë.

Please follow and like us: