Albspirit

Media/News/Publishing

ANGLEZËT JANË IDIOTË, BËNI SIÇ THOTË SOROS



Adlej Pici

Keta anglezet me te vertete jane nje popull idiot. Une nuk e marr vesh kete pune! Votuan per te dale nga EU qe eshte organizata me e suksesshme, me eficente dhe me e enderruar nga vendet e pazhvilluara. Kete e bene edhe pasi te gjithe shqiptaret me Sorosin ne krye jua bene te ditur kete gje, ata prape se prape votuan kunder. Kjo nuk eshte gje hic sepse te gjithe kete gjeme jua beri nje gomar dhe i papergjegjshem, Boris Johnson, qe nuk ngeli tutkun shqiptar qe nuk u tall e nuk i corri masken ketij injoranti dhe te paafti qe me gjithe universitetet qe ka Londra arriti te diplomohej vetem ne nje universitet province diku ne Oxford! Brenda 1 jave keta anglezet idiote bene dhe nje gomarllek tjeter, nderruan te gjithe klasen politike me kuc e me mac dhe e lane vendin ne dore te nje gruaje. Dhe normal qe punet do shkojne mbrapsht se nuk eshte hera e pare qe ja lene vendin nje gruaje. Kjo tutkunja, edhe pse kishte qene pro ndenjes ne EU cfare beri? Caktoi minister te jashtem ate copen e misht Boris Johnson sa per ti ngritur nervat gjithe shqiptareve. Ky tuhaf tani i bije te shkoje te takoje figurat e medha e te renda si Mogherini, Junkers, etj. Nuk e marr vesh si keta anglezet kane bere perpara ne histori me kaq mend sa kane.

Please follow and like us: