Albspirit

Media/News/Publishing

Basketbollistja shqiptare tregon stilin e saj në Spanjë, ngacmimet nuk munguan

Elektra Zykaj, basketbollistja e kampiones shqiptare Flamurtarit të Vlorës, tregon stilin e saj në Marbella të Spanjës. Anëtarja e kombëtares së Shqipërisë, e cila është e gjatë 181 centimetra dhe luan në pozitën anësore, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se i kushton shumë rëndësi vijës trupore sidomos merret shumë me fitnes. Mirëpo, ajo kishte hasur në një situatë interesante në Spanjë, sepse meshkujt ishin të frymëzuar nga bukuroshja e basketbollit. Elektra tregon se disa e ngacmonin me fjalë e disa e komplimentonin për bukurinë e saj. “Po kisha në fakt shumë ngacmime, se atje njerëzit janë edhe më të lirshëm se ne”, thotë Elektra.   “Merrem me fitnes shumë dhe kjo më bën edhe më të fuqishme”, tha Elektra. Ajo me pamjen e saj ka mahnitur vizitorët në Marbella, pasi 25-vjeçarja i ngjan polakeve.

Please follow and like us: