Albspirit

Media/News/Publishing

Detaje për dy viktimat e atentatit në Vlorë

Foto/ Detaje për dy viktimat e atentatit në Vlorë

Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit mbrëmjen e djeshme nda një atentat i tipit mafioz, që përfundoi me dy viktima dhe një të plagosur. Viktimat janë Ilir Deromemaj 45 vjeç dhe Dhimitër Cani 60 vjeç ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj 50 vjeç.

 

 

Sipa policisë së qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të ditës së dielë, në rrugën e spitalit, në një pikë bastesh në pronësi të Ilir Deromemajt. Burimet thonë se ishte pikërisht ky i fundit objektiv i atentatorëve.

 

Ai u ekzekutua me një breshëri kallashnikovi nga një person i paidentifikuar nga një makinë që ishte në lëvizje dhe që më pas u largua me shpejtësi. Ilir Deromemaj është person me precedent penal, pasi në vitin 1998 ka vrarë shtetasin Lame Gockaj. Plumbat kanë zënë edhe 60-vjeçarin Dhimitër Cani, që humbi jetën menjëherë dhe Krenar Runajn 50-vjeç, që mbeti i plagosur. Rreth 3 orë pas vrasjeve policia e qytetit bregdetar ka gjetur një makinë të djegur pranë varrezave në fshatin Alikok, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Makina është tip “Jeep” me targa AA 210 FS, ndërsa rezulton i vjedhur në Fier para 2 muajsh.

Please follow and like us: