Albspirit

Media/News/Publishing

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 11 të vrarë

Nga një sulm vetëvrasës me makinë – bombë afër një pike të kontrollit të sigurisë me shumë njerëz, në provincën Dijala në Irak, sot janë vrarë së paku 11 vetë dhe plagosur 30 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Askush nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për këtë sulm, por grupi terrorist, Shteti Islamik, shpeshherë ndërmerr sulme të tilla vetëvrasëse në Irak.

Ky sulm u bë një ditë pasi një sulmues vetëvrasës i vrau së paku 15 vetë në hapësirë shiite në Bagdad.

Aktualisht, Shteti Islamik po humbë territor për shkak të avancimit të forcave e qeverisë së Irakut, që po ndërmarrin operacione për ta filluar betejën për rimarrjen e Mosulit, që është qyteti i fundit nën kontroll të Shtetit Islamik.

Please follow and like us: