Albspirit

Media/News/Publishing

Jahti me turistë digjet pranë Himarës

Një jaht me katër turistë të huaj në bord është përfshirë nga flakët pak milje nga bregdeti shqiptar, në afërsi të Himarës.

Ngjarja është sinjalizuar nga qytetarët përmes rubrikës “Ti Raporton” në Top Channel.

Sipas qytetarit që ka nisur këtë informacion në këtë rubrikë, dy mjete lundruese kanë ndërhyrë për të evakuuar katër personat që ndodheshin në bordin e jahtit.

Personat e evakuuar janë transportuar më pas në Himarë, ndërkohë që për momentin mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit në jaht.

Please follow and like us: