Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi – Gjatë 1 jave pas puçit njerëzit depozitojnë në banka 8 miliardë dollarë

Në kohë krize njerëzit dynden drejt bankave për të tërhequr paratë, populli ynë depoziton depozitoi brenda një jave 8 miliardë dollarë”,- ka thënë Kryeministri turk, Binali Jëlldërm, cituar nga gazeta “Star”.

 

Pas mposhtjes së tentativës së Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) për grusht shteti në 15 korrik ka dështuar edhe plani i kësaj organizate për të shkaktuar krizë financiare.

Gjatë javës së kaluar nuk pasur tërheqje të kursimeve, përkundrazi qytetari kursimet në valutë dhe ar i ka këmbyer dhe i ka depozituar në bankë. Kështu është parandaluar edhe krijimi i klimës së krizës në tregjet financiare për shkak të tentativës së grushtit të shtetit.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se pas tentativës për grusht shteti qytetarët kanë këmbyer 8 miliardë dollarë dhe i kanë depozituar në bankë. “Asnjë nuk mund të luajë me këtë komb fisnik. 8 miliardë dollarë, pra 24 miliardë lira turke i depozitoi në bankë. Në kohë krize njerëzit shkojnë në bankë për të tërhequr paratë, tek ne populli shkon në bankë për të depozituar”.

Please follow and like us: