Albspirit

Media/News/Publishing

Veseli merr pjesë në konventën e Klinton për presidente

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku zonja Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota.

Please follow and like us: