Albspirit

Media/News/Publishing

Zjarri në spital, shkon në dy numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave në spitalin Amerikan pranë QSUT-së. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi hetimor ka konstatuar poshtë një krevati trupin e pajetë të një pacienteje tjetër të identifikuar si Hani Mali, 55 vjeç, banuese në Laç. Gjatë paradites pacienti Lefter C, hyri në dhomën e një pacienti tjetër D. Saraçi dhe pasi e ka lyer me benzinë i ka vënë flakën. Zjarri përfshiu edhe një grua tjetër, Sanije Sula, e cila po merrte shërbimin e dializës. Për fat të keq ajo ka ndërruar jetë. Ndërkohë autori i kësaj ngjarje dhe shënjestra e tij kanë marrë plagë të rënda. Policia po heton shkaqet e sherrit mes dy pacientëve.

Please follow and like us: