Albspirit

Media/News/Publishing

Magjia e Harry Potter

Harry Potter vazhdon të lëshojë pluhur magjik në industrinë e botimeve. 9 vjet pas publikimit të librit të 7 dhe të fundit të sagës “best-seller” të djaloshit magjistar, prenotimet rekord për skenarin e një shfaqje të re teatrale në Londër, e shndërrojnë atë në botimin më të shumëpritur që prej 2007-s në Shtetet e Bashkuara.

“Harry Potter dhe fëmija i mallkuar” është pagëzuar si libri i 8 i serive “Harry Potter” dhe pritet të publikohet mesnatën e 31 korrikut.

Më shumë në formën e një skenari se sa një romani narrativ, ai do të dalë në treg një ditë pas premierës në skenën londineze të shfaqjes me të njëjtin titull.

Drama e bazuar në idenë e shkrimtares dhe krijueses së Harry Potter, J.K. Rowling, zhvillohet 19 vjet pas “Harry Potter” dhe the “Deathly Hallows. “Aty shfaqet një Potter i rritur, i punësuar në minstrinë e magjisë dhe babai i 3 fëmijëve”. Shtëpia botuese “Barnes and Noble” pret që  “Harry Potter and the Cursed Child” të jetë libri më i shitur i 2016-s, dhe publikimi i tij do te paraprihet nga festime të shumta në dyqanet rreth vendit. Rowling pranoi të publikonte skenarin pas kërkesave të shumta të fansave që nuk mund të shkonin në Londer për të parë shfaqjen.

Please follow and like us: