Albspirit

Media/News/Publishing

Berat Buzhala: Falë Erdoganit njihem më shumë si humorist, se sa gazetar

Gazetari Berat Buzhala është shprehur se falë Presidentit turg Erdogan ai tashmë njihet në arenën ndërkombëtare më shumë si humorist se sa si gazetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Buzhala shkruan “Tash mu ne arenen nderkombetare me njohin ma shume si satirist, e si humorist, se sa si gazetar. Kjo fal Reutersit. Kurse une qellim ne jete e kam pase me depertu ne New York Times si kolumnist. Ironike kjo pune – ose satirike.

Eu bre Rexhep cka m’bone mu, e cka i bone vetit. Nuk pat nevoje me hy kaq fell. Ti mujshe mos me reagu, une kisha ardh isha la ne deti te ju (llaka-llaka). E kishim hanger far bakllave, e e kishim pi far çaji te rusit.

Tash garant nja 500 vjet ka me na zgat ky inati, se harkun kohor te raporteve reciproke e kemi bukur te gjane…

Nejse une kesajde jam. Mundesh me me kerku falje. Thuj k’saj grujes….” përfundon Buzhala.

Më herët Turqia ka kërkuar arrestimin e gazetarit për shkak të komenteve të tij në rrjetet sociale.

Please follow and like us: