Albspirit

Media/News/Publishing

Financuesit e fushatës së PS në zgjedhjet e 2009

 

Politologu i njohur, Afrim Krasniqi ka publikuar sot listën e subjekteve që kanë mbështetur financiarisht në fushatën e 2009 Partinë Socialiste.

“Pak ditë më parë deputeti V.K. publikisht deklaroi se më 2009 ka financuar me mbi 110 mijë euro fushatën elektorale të partisë së tij PS në Berat. Më herët dy deputetë të tjerë, T.D. dhe E.D. kanë deklaruar në media gjithashtu se kanë financuar përkatësisht 2 -4 milion euro dhe i dyti mbi 800 mijë euro në fushatën elektorale për partinë respektive. Ata të tre janë deputetë. Në deklarimet zyrtare të subjektit në fjalë (ilustrimi i listës 2009 të donatorëve) nuk figuron asnjëra prej këtyre të dhënave, pra deklarimi e transparenca mbeten fiktive në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën në Shqipëri”, thekson Krasniqi. Krasniqi shkruan me tej se partia socialiste nuk është e vetmja që e praktikon një mënyrë të tillë financimi, por është e vetmja që e ka bërë publike.

Ata nuk janë të vetmit që kanë aplikuar praktika të tilla, por janë të vetmit që i kanë bërë deklarimet publike.

Në palët e tjera politike situata është e njëjtë, shifrat ndryshojnë. P.sh, akuzat se postet janë blerë u theksuan edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare e lokale, madje edhe në zgjedhjet në parti, ashtu si në listat e donatorëve të deklaruar në KQZ futen emra fiktivë (një person që njoh në lagje, i papunë prej vitesh, apo një tjetër në emigrim që rrallë vjen në Shqipëri për shkak të biletës së avionit, figurojnë zyrtarisht donatorë të rregullt të PD me rreth 8-10 mijë euro/zgjedhje.

Aktualisht sistemi i transparencës është përmbys, abuzues dhe antidemokratik: ne përdorim forcën e shtetit, policinë dhe tatimet të arrestojmë gra që sheshin ndonjë kile qumësht apo kg domate në rrugët e lagjeve dhe u japim imunitet, madje u japim pushtet dhe të drejtë të marrin vendime për të sotmen dhe të ardhmen tonë atyre që janë burimi kryesor i informalitetit, – partive politike, listave të emëruara të tyre dhe pushteteve klienteliste që ato zotërojnë në parlament, qeveri, bashki apo administratë’’, shkruan më tej Krasniqi.

Please follow and like us: