Albspirit

Media/News/Publishing

Rita me Dua Lipën në Prishtinë 

Rita Lipa është motra e vogël e këngëtares së famshme Dua Lipa. Ajo këto ditë është duke qëndruar në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka postuar një foto me mbishkrimin “Prishtinë këtu jam”. Ndryshe edhe Dukagjin Lipa, babai i Duas para pak ditësh mori pjesë në një konferencë shtypi në kryeqytet, lidhje me koncertin që do mbahet me 9 gusht në Gërmi-Prishtinë. Këngëtarja me famë botërore pritet të qëndroj vetëm deri me 10 gusht në kryeqytet, pastaj në këtë datë do këndoj edhe në sheshin e Tiranës në Shqipëri.

 

Please follow and like us: