Albspirit

Media/News/Publishing

Sot, “bosi” i familjes Deda ka ditëlindjen, ja urimi special i Julianit!

 

 

Aktori i humorit Zef Deda sot feston ditëlindjen. Natyrisht ditëlindja e prindërve mbetet një ditë e gëzueshme për fëmijët paçka se vitet ikin.

Kështu është shprehur edhe Julian Deda i cili ka ndjekur gjurmët e të atit, në një postim të tijin në Facebook ku i uron të atit ditëlindjen.

Ja urimi special i Julian Dedës:

Sot ka ditelindjen Bosi i familjes Deda. Babush, u befsh 100 vjeç. Ditelindjet e prinderve jane absolutisht dite te gezueshme, por po te tregohemi te sinqerte me veten, duhet te pranojme se nganjehere se si ndjehemi, kur shohim vitet, qe kalojne dhe nuk kthehen me. Por kjo eshte jeta dhe ne duhet te gezohemi edhe ne keto raste, te jemi pozitiv. Pikerisht kete na ke mesuar gjithe jeten Babush. Madje vazhdon e na e ushqen me te njejtin intensitet, ashtu me fjale te thjeshta, ashtu shkurt e sakte. Na ushqen me pozitivitet, me energji dhe mbi te gjitha na injekton perdite e me shume, te qenit nje njeri pa hile. Kjo moto e jotja eshte shume e rendesishme per ty, dhe sigurisht edhe per mua. Une mund te rreshtoj ketu mijera fjale, por me mire po e bej sipas menyres tende, shkurt dhe sakte: Je me i miri. Te du fort.

Please follow and like us: