Albspirit

Media/News/Publishing

“Zogu i Tiranës” i jep lamtumirën ‘Aldo Morning Show’ 

 

 

“Zogu i Tiranës” i jep lamtumirën emisionit ‘Aldo Morning Show’, në të cilin është pjesë prej shumë vitesh. Sot ka qenë dita e fundit që Hermes Nikaj doli në këtë emision përpara ekranit të Klan. Por ‘suksesi’ i tij nuk mbaron me kaq. Ai zbulon planet e reja që do të vijnë në shtator. Duket se ‘Zogut’ do t’i besohet një tjetër projekt dhe siç tha edhe ai, nuk do të largohet nga ky televizion. Urimin e veçantë ja bëri moderatori i emisionit Aldon Lipe i cili njihet për humorin dhe karizmat që bën me gazetarin Nikaj. “Zogu do na mungosh. Të uroj të shkosh lart e më lart. Erdhe si zoçkë e vogël këtu dhe je bërë një zog me flatra. Të rrosh e të na kujtosh. Më vjen për të qarë…”. E ndërsa ‘Zogu i Tiranës’ u emocionua tej mase nga fjalët e moderatorit, falënderoi edhe ai emisionin ku është rritur dhe sipas tij ka marrë audiencë maksimale.

Please follow and like us: